Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Transporti dhe ndotja e ajrit në qytete

Shkarkimet e gazeve prej transportit rrugor ndikon në mënyrë të veçantë në shtimin e rasteve të smogut dhe të përqëndrimeve të larta për një kohë të zgjatur të lëndëve të rrezikshme në ajër, të tilla si plumbi, benzeni dhe PM10 e PM 2.5. Transporti rrugor është përgjegjës për më shumë se gjysmën e shkarkimeve të NOx dhe 35 përqind të shkarkimeve të VOCve. Makinat me naftë lëshojnë grimca shumë të vogla (PM), të cilat janë tepër të rrezikshme për shëndetin njerëzor.

Përdorimi i gomave me perçina gjatë dimrit në vendet skandinave sjell probleme të mëdha të ndotjes së ajrit. Gomat gërryejnë rrugët duke prodhuar një pluhur të imët që qëndron pezull në ajër.

Ndikimet e trafikut

Nëse në vitin 2050 do të ketë një makinë për çdo dy njerëz, sikundërse ka sot në SHBA, atëherë në rrugë do të qarkullojnë 5 miliardë makina. Duke pasur parasysh bllokimin e trafikut, ndotjen, përdorimin e karburantit dhe nevojën për parkim dhe rrugë për të 500 milionë makinat që qarkullojnë sot në botë, atëherë ndikimi i trafikut është gati i paimagjinueshëm.

Politikat ndaj ndotjes

Në nivel ndërkombëtar, Programi mbarë evropian i Transportit, Shëndetit dhe Mjedisit (THE PEP) i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i Evropës dhe Komisionit Ekonomik Për Evropën i Kombeve të Bashkuara (UNECE) është një politikë që i përgjigjet problemeve të lidhura me presionin urban. Programi paraqet nevojat që qendrat urbane të jenë zona pa trafik, të kenë sipërfaqe të gjelbërta dhe të merren masa për të mbrojtur veprat historike, të artit dhe kulturës; përkrahet lëvizja aktive në këmbë dhe me biçikletë; janë të arritshëm prej gjithkujt; mbështeten mënyrat e shëndetshme të jetesës për një mirëqenie fizike dhe psikologjike dhe ku fuqizohet ndjenja e komunitetit.

Gjeni më shumë informacion në faqen e internetit search.rec.org