Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Shkarkimet atmosferike

Qëniet njerëzore kanë nevojë për ajër me cilësi të mirë për të pasur mirëqënie dhe për të qenë të shëndetshëm. Ajri është një përzjerje e azotit, oksigjenit, dioksidit të karbonit dhe disa gazeve të tjera inerte. Gjithashtu, ai përmban sasi të ndryshueshme avujsh uji. Ajri përmban edhe shumë lëndë të rrezikshme: ndotës natyrorë të tillë si pluhuri dhe hiri vullkanik, si dhe ndotës që çlirohen nga aktiviteti njerëzor. 

Ndotja e ajrit në mjediset e jashtme

Përbërësit kimikë të pranishëm në atmosferë, kur ndeshen jo në rrugë natyrore dhe në përqëndrime të larta, quhen ndotës të ajrit në mjedisin rrethues. Ata mund të jenë të rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin njerëzor . Ndotësit më të zakonshëm të ajrit janë dioksidi i squfurit SO2, oksidet e azotit (NOx), monoksidi i karbonit (CO), plumbi, grimcat e pluhurit (PM10 dhe PM 2.5) dhe lëndët organike lehtësisht të avullueshme (VOCve).
Ndotësit e rrezikshëm të ajrit përfshijnë metalet dhe jometalet të tilla si kadmiumi, zhiva dhe arseniku; disa fibra mineralesh si asbesti (link to 4.19) dhe mikro fibrat e qelqit; gazet joorganike, të tilla si gazet me përmbajtje fluori, klori, cianidet dhe fosgjenet; dhe lëndët organike të tilla si aldehidat, hidrokarbonet aromatike dhe aromatike policiklike (PAH) dhe dioksinat.

Me rritjen e urbanizimit në të gjithë botën, edhe nivelet e ndotjes së ajrit janë rritur. Evropa është një kontinent shumë i urbanizuar ku rreth 70 përqind e banorëve jetojnë në zonat urbane. Trafiku, djegia e karburanteve dhe prodhimi industrial janë burimi kryesor i shkarkimeve të ndotësve në ajër dhe i rritjes së përqëndrimit të tyre. Kjo ndotje çon në shtimin e një numri të madh problemesh të lidhura me shëndetin njerëzor, dëmtimin më të shpejtë të materialeve të ndërtesave, dëmtimin e monumenteve historike dhe rreziqe për bimësinë, brenda apo në afërsi të qyteteve.