Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Rreth Paketës së Ajrit

Udhëzues për shkollat, i përgatitur si pjesë e projektit "Mjedisi i shkollës dhe shëndeti i aparatit të frymëmarrjes  tek fëmijët” (SEARCH)

Çfarë është Projekti SEARCH?

Nisma SEARCH është një projekt hulumtimi i realizuar bazuar në kuadrin ndërkombëtar të Planit të Veprimit të BE-së për Mjedisin dhe Shëndetin; Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Mjedisin e Fëmijëve dhe Plani i Veprimit i Shëndetësisë për Evropën. Projekti SEARCH është mbështetur financiarisht dhe teknikisht nga Ministria Italiane e Mjedisit, Tokës dhe Detit (IMELS) dhe një grup ekspertësh italianë.

Faza e parë e projektit SEARCH (2006-2009) çoi në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe bazën e të dhënave shëndetësore përmes vlerësimeve në disa vende të zgjedhura. Një nga produktet e projektit SEARCH është botimi: "Cilësia e ajrit në shkolla: detyrë e të gjithëve dhe e drejtë e fëmijëve".

Bazuar në përfundimet dhe rekomandimet e SEARCH I, projekti u rikonfirmua në Konferencën e pestë Ministrore për Mjedisin dhe Shëndetin, të mbajtur në Parma, Itali, në vitin 2010. Palët e interesit dhe ekspertët kërkuan vijimin e projektit SEARCH II, me aktivitete të vlefshme kërkimore që përfshijnë katër vende të reja nga Azia Qendrore, të cilat kryen monitorimin mjedisor dhe vlerësimin e 

shëndetit mjedisor në lidhje me konfortin në mjediset e brendshme dhe përdorimin e energjisë në shkollat e përzgjedhura.

Projekti SEARCH II (2010-2013) kreu vlerësimin e përgjithshëm të kushteve në mjediset e brendshme dhe ekspozimin ndaj ajrit të ndotur në to brenda në shkolla. Rezultatet e projektit SEARCH II janë paraqitur në botimin Ti bëjmë shkollat të shëndetshme: Sfidat mjedisore dhe shëndetësore Versioni online i këtij botimi, me imazhe dhe tabela, gjendet në faqen e internetit në seksionin Seksioni i rezultateve. Dokument i punës ("Ajri cilësor i brendshëm në modele të qëndrueshme") paraqet rolin e politikave të qëndrueshme për të zvogëluar ndotjen e mjediseve të brendshme.

Rezultatet u paraqitën në Vlerësimin afat-mesëm (MTR) të Procesit Evropian për Mjedisin dhe Shëndetin (EHP) në Haifa, Izrael nga 28-30 Prill 2015, në kuadër të projektit SEARCH III. Faza e tretë e projektit SEARCH (2014-2015) synon paraqitjen e rezultateve dhe zbatimin praktik të programeve SEARCH I dhe II, rezultatet dhe rekomandimet për cilësinë e ajrit të brendshëm, të cilat janë përkthyer në një udhëzues edukativ të thjeshtë për tu përdorur, 'Paketa e Ajrit', në sektorin e edukimit.

Projekti SEARCH III shihet si mundësi për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të ndryshme kombëtare, që merren me mjedisin, arsimin dhe shëndetësinë për ruajtjen e cilësisë së ajrit të brendshëm.

Italia si vend donator ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e sektorit të mjedisit, shëndetësisë dhe edukimit në

nivel evropian, rajonal dhe kombëtar. Projekti SEARCH do të vijojë të formësojë strategjitë e ardhshme në këtë drejtim.

Më shumë informacion në lidhje me nismën SEARCH, bashkëpunimet dhe projektet e ndryshme, mund të gjenden në

www.search.rec.org.

Paketa e Ajrit

Paketa e Ajrit është produkt i dy projekteve kërkimore, SEARCH I dhe SEARCH II. Në to, morën pjesë gjithsej 10 vende: prej të cilave katër shtete nga Evropa Lindore, Kaukazi dhe rajoni i Azisë Qendrore dhe gjashtë shtete evropiane. Në projektin SEARCH II janë përfshirë gjithsej 101 shkolla dhe janë vlerësuar 6,758 fëmijë. Rekomandimet e projektit SEARCH II janë zbatuar në shkollat e përzgjedhura në dy vende pilote, në Shqipëri dhe Itali, në kuadër e programit SEARCH III.

Bazuar në rekomandimet e përgjithshme të projektit SEARCH, dhe në ato specifike për vendin, ky udhëzues multimedial online edukativ është zhvilluar në gjuhët e dy vendeve pilote, në Shqip dhe Italisht, si dhe në Anglisht, për të arritur një publik më të gjerë.

Një nga ndikimet e pritshme është që grupet e synuara të kuptojnë parimet themelore të temave në lidhje me shëndetin dhe mjedisin, për t’i zbatuar njohuritë e tyre cdo ditë duke kontribuar në përmirësimin e kushteve shëndetësore për brezat e ardhshëm të nxënësve. Gjithashti pritet të rritet bashkëpunimit institucional mes shteteve, për ruajtjen dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit të brendshëm në shkolla.

Shkollat pilote të përzgjedhura

Në projektin SEARCH III, Paketa e Ajrit  do të pilotohet në katër shkolla italiane (për detaje të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni kordinatorin kombëtar të SEARCH në Itali) http://www.isprambiente.gov.it/it/progetti/ambiente-e-salute-1/search); dhe në katër shkolla shqiptare (për detaje të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni kordinatorin kombëtar të SEARCH në Shqipëri)