Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Efektet mbi shëndetin të ndryshimeve klimatike dhe poleneve

Astma është një gjendje e acaruar apo një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që prek bronket në mushkëri. Kur bronkiolet acarohen, ato prodhojnë sasi të shtuar mukusi. Acarimi apo enjtja dhe mukusi pengojnë ajrin të kalojë nëpër rrugët e frymëmarrjes, duke dhënë shenjat tipike të astmës si kolla dhe marrje fryme. Njerëzit e sëmurë e përshkruajnë ndjesinë si pamundësi për të marrë frymë. Pa trajtimin e duhur, astma mund të rrezikojë jetën.

Numri i astmatikëve në rritje

Në dhjetëvjeçarët e fundit, rastet e diagnostikuar me astmë janë rritur shumë. Ndërmjet viteve 2001 dhe 2009, numri i pacientëve të diagnostikuar me astmë është rritur në 4.3 milionë, sipas raportimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Astma është një nga shkaqet kryesore të mungesave në shkollë. Shenjat e saj fillojnë të shfaqen prej ndotjes së ajrit dhe poleneve dhe ndryshimet klimatike mund ta rëndojnë edhe më shumë problemin.

Ndryshimet klimatike ndikojnë mbi kohëzgjatjen e stinëve dhe kontribuojnë në fenomenet ekstreme të motit. Këto ndryshime bëjnë që bimët të lëshojnë polenin e tyre më shpejt, për periudha më të gjata kohe dhe të prodhojnë sasi më të mëdha të tij.

Rritja e temperaturës ndikon në ndotjen prej smogut duke përkeqësuar gjendjen e ajrit dhe shtuar numrin e ditëve me ajër të ndotur, në të cilat është e vështirë të marrësh frymë normalisht. Kjo gjendje rrit rreziqet e acarimit të syve, hundës dhe mushkërive, por bëhet veçanërisht e rrezikshme për njerëzit me sëmundje të aparatit të frymëmarrjes të tilla si astma. Me ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit shtohet edhe më shumë.