Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Polenet dhe ndryshimet klimatike

Cila është lidhja midis poleneve dhe ndryshimeve klimatike? Të gjitha bimët me lule prodhojnë grimca poleni, forma e veçantë e tyre ndihmon për të përcaktuar llojin e bimës prej së cilës janë prodhuar. Meqenëse grimcat e polenit ruhen shumë mirë në shtresat e sedimenteve në fund të pellgjeve, liqeneve apo oqeaneve, analiza e grimcave të polenit në çdo shtresë na tregon se cilat lloje bimësh kanë jetuar në kohën kur është depozituar ajo shtresë sedimenti. Poleni dhe sporet janë elemente të rëndësishëm në ciklin jetësor të bimëve vaskulare. Meqenëse ato kanë mure shumë të qëndrueshme, polenet dhe sporet gjenden me shumicë dhe përcaktohen lehtësisht, si pjesët më të qëndrueshme, në sedimentet dhe shkëmbinjtë e formuar prej tyre.

Ndryshimet klimatike

Ndërlikimet e sëmundjeve alergjike dhe të astmës janë të lidhura ngushtësisht me kushtet e mjedisit, në veçanti me cilësinë e ajrit. Ndryshimet klimatike dhe rritja e nivelit të CO2 do të përkeqësojnë cilësinë e ajrit dhe mund të kërcënojnë shëndetin e njerëzve në shumë zona si rezultat i rritjes së nivelit të poleneve alergjenë dhe niveli të ozonit në sipërfaqen e tokës. Studimet shkencore kanë gjetur se prodhimi i poleneve që shkaktojnë alergji rritet me rritjen e përqendrimit të CO2 dhe të temperaturës. Kur rritet niveli i CO2, shumë bimë rriten më shumë, duke u bërë më të mëdha dhe duke prodhuar më shumë polen, prodhimi i të cilit shtrihet në një periudhë më të gjatë. Këto bimë kanë edhe një tolerancë më të madhe ndaj rritjes së sasisë së ozonit në sipërfaqen e tokës.

Shumica e burimeve që prodhojnë ozon, si industritë kimike, prodhuesit e energjisë elektrike dhe makinat — çlirojnë edhe ndotës të tjerë si gazi karbonik që shkakton ndryshimet klimatike. Zvogëlimi i shkarkimeve prej këtyre burimeve ndihmon në zvogëlimin e ndotjes prej ozonit dhe të ndryshimeve klimatike. Në këtë mënyrë përmirësohet cilësia e ajrit dhe mjedisi do të jetë më i shëndetshëm në të ardhmen.