Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

MJEDISI NË SHKOLLË

Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e cilësisë së mjedisit të jashtëm; ujit të pijshëm të pastër, ngrënien e ushqimeve të sigurta dhe të ushqyeshme dhe të thithim ajër të pastër. Por, si mjedisi i jashtëm ashtu edhe ai i brendshëm janë të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqënien tonë. Cilësia e mjedisit në brendësi të shtëpive dhe shkollës sonë është tepër e rëndësishme, meqënëse aty shpenzojmë pjesën më të madhe të kohës. Mjedisi i brendshëm është një kozmos i ndërlikuar, që varet nga shumë ndryshore si zhurma, temperatura dhe cilësia e ajrit. Ai mund të mbartë rreziqe për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të tilla si fëmijët që vuajnë nga alergjitë ose astma.

Çfarë veçantish kanë shkollat?

Cilësisa e dobët e ajrit mund të ndikojë në shëndetin e personelit të shkollës dhe nxënësve duke kontribuar në shpërndarjen e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, nxitjes së reaksioneve alergjike ose krizave të astmës, apo të shkaktojë dhimbje koke dhe lodhje mendore. Për pasojë, rritet numri i ditëve kur ata janë të sëmurë, ulet shkalla e të mësuarit dhe e rezultateve në mësime.

Sipas studimeve më të fundit, disa ndotës kimikë të ajrit të brendshëm, të njohur si çrrgullues endokrine, kanë ndikime shëndetësore deri disa vite më vonë pas ekspozimit ndaj tyre, qoftë edhe në doza të vogla. Ekspozimi i fëmijëve në stadet kritike për zhvillimin fizik dhe mendor mund të ketë ndikime afatgjata mbi shëndetin. Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndikimit helmues të kimikateve: ata thithin një volum më të madh ajri në përpjestim me peshën e tyre, krahasuar me të rriturit; shpesh marrin frymë me gojë, duke anashkaluar mbrojtjen natyrore të kalimit nëpër hundë; kanë kontakt më të madh të lëkurës me sipërfaqen e dyshemesë, për shkak të madhësisë së tyre dhe sjelljes; dhe në ndryshim nga të rriturit, janë të pandërgjegjshëm për rreziqet dhe të paaftë për të bërë zgjedhje që të mbrojnë shëndetin e tyre.

Shëndeti në shkollë

Shëndeti i rrugëve të frymëmarrjes është më i rrezikuar, veçanërisht në shkollë, sepse ndikohet nga ndotësit e ajrit që hyjnë në organizëm përmes frymëmarrjes, me grimca që shkaktojnë alergji. Cilësia e ajrit të brendshëm në shkollë mund të jetë përgjegjëse për kriza të shëndetit (për shembull acarimi i rrugëve të frymëmarrjes), ndikime kronike (për shembull astma dhe alergjitë), shenja të tjera (dhimbje koke, të përzjera etj.), dhe mungesë përqëndrimi. Shenjat e zakonshme, që lidhen me cilësinë e keqe të ajrit të brendshëm, përfshijnë dhimbje koke; lodhje; vështirësi në frymëmarrje; bllokim të hundëve; kollë; teshtima; acarim të syve dhe fytit; acarim të lëkurës; marrje mendsh dhe të vjella. Shpesh aromat lidhen me cilësinë e keqe të ajrit të brendshëm, pavarësisht nëse shkaktojnë shenja të lidhura me shëndetin apo jo.

Mjediset e brendshme dhe të jashtme

Cilësia e mjedisit të brendshëm është shqetësim i madh për shëndetin për shkak se ajri i këtyre mjediseve të brendshme vjen nga ajri i mjediseve të jashtme, i pasuruar me ndotës shtesë, që çlirohen prej materialeve të ndërtimit dhe produkteve që konsumojmë. Cilësia e ajrit të mjediseve të jashtme në shumicën e qyteteve është përkeqësuar shumë në raport me Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Pjesa më e madhe ajrit të brendshëm bashkëvepron drejtpërdrejt më ajrin e mjedisit të jashtëm përmes të çarave dhe hapësirave, të cilat mund të kontrollohen pjesërisht (dritare, dyer, etj.). Prandaj, ajri i mjediseve të jashtme mund të quhet burim ndotjeje për ajrin e mjediseve të brendshme. Në shumë dokumente udhëzuese të OBSHsë si dhe publikime shkencore ndërkombëtare është adresuar rëndësia që ka cilësia e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm për shëndetin. 

Ndryshimet klimatike ndikojnë shumë në problemet e rrugëve të frymëmarrjes dhe alergjive tek fëmijët dhe të rriturit për shkak të rritjes së temperaturës, lagështisë dhe ndotjes së ajrit të mjediseve të jashtme dhe atyre të brendshme. Marrja e masave përshtatëse ndaj këtyre ndryshimeve duhet të synojë zvogëlimin e ndikimeve të rrezikshme të ndryshimeve klimatike.

Paketa e Ajrit, si mjet edukues, u drejtohet nxënësve dhe mësuesve të shkollave me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e cilësisë së ajrit (në mjediset e brendshme dhe të jashtme) dhe të shëndetit në shkollë. Ajo synon të motivojë përdoruesit për të pasur një mjedis shkollor të shëndetshëm dhe një mënyrë jetese të qëndrueshme.

Paketa e Ajrit përmban tre kapituj kryesorë: Unë dhe klasa ime; Mjedisi brenda shkollës; dhe Mjedisi i jashtëm në shkollë.