Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Mirënjohjet

Mirënjohjet

Materialet e Paketës së Ajrit janë përgatitur nga Alessandra Burali, Eva Csobod, Francesca De Maio, Luciana Sinisi dhe Mihallaq Qirjo.

Paketa e Ajrit është frymëzuar nga produktet e spikatura të Qendrës Rajonale të Mjedisit, Paketa e Gjelbër, Paketa e Gjelbër Junior dhe Hapat e gjelbërt (të disponueshme në education.rec.org). Materialet nga këto produkte janë përdorur në Paketën e Ajrit me miratimin e specialistëve përkatës të REC.

Kordinatore projekti: Anita Kocic
Drejtuese artistike: Sylvia Magyar
Programues Web-i: Niko Goga dhe Daniel Mirea
Korrektimi dhe redaktimi në gjuhën angleze: Rachel Hideg
Korrektimi dhe redaktimi në gjuhën shqipe: Edlira Kovaci
Korrektimi dhe redaktimi në gjuhën italiane: Alexander Paolo Zeisberg Militerni
Ilustrimet: Laszlo Falvay
Fotografitë: iStock; Wikipedia Creative Commons

Paketa e Ajrit është prodhuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) me përkrahjen financiare të Ministrisë Italiane të Mjedisit, Tokës dhe Detit (IMELS)

Rreth Ministrisë Italiane të Mjedisit, Tokës dhe Detit

Mandati institucional i Ministrisë Italiane për Mjedisin, Tokën dhe Detin (IMELS) përfshin promovimin, mbrojtjen dhe restaurimin e mjedisit, me qëllim sigurimin e cilësisë së lartë të jetës, duke rritur përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, parandalimin dhe kontrollin e ndotjes mjedisore nëpërmjet legjislacionit dhe bashkëpunimit me sektorët strategjikë si energjia dhe transporti. Gjithashtu, ajo mbështet aktivitetet dhe projektet që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ministria përfaqëson qeverinë italiane në kuadër të institucioneve të BE-së, si konventat dhe protokollet ndërkombëtare dhe të Komisionit të Kombeve të Bashkuara Ekonomike për Evropën (UNECE), duke punuar në drejtim të zbatimit të politikave mjedisore ndërkombëtare dhe të BE-së. Ministria është pikë e kontaktit në nivel kombëtar për procesin e Mjedisit dhe Shëndetit të BE-së dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin e Evropës. Së bashku me Ministrinë Italiane të Shëndetësisë, IMELS ishte i përfshirë në organizimin e Konferencës së Pestë Ministrore OBSH për Mjedisin dhe Shëndetin, mbajtur në Parma, Itali, në mars 2010.

Informacion të mëtejshëm për mandatin dhe aktivitetet e IMELS mund të gjeni në

www.minambiente.it

Rreth Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC)

Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC) është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore e Lindore (EQL). Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore.

REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e REC, nënshkruar nga 30 vende dhe Komisioni Evropian dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia. Zyra qendrore gjendet në Szentendre, Hungari.

REC merr pjesë aktive në procese kyçe globale, rajonale dhe lokale dhe kontribuon në zgjidhjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë brenda dhe jashtë rrjetit të zyrave të saj, si dhe realizon transferimin e njohurive dhe përvojave në vende dhe rajone të ndryshme.

Donatorët më të fundit janë Komisioni Evropian dhe qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Republikës Çeke, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, RIJ të Maqedonisë, Maltës, Hollandës, Norvegjisë,

Polonisë, Serbisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqeveritare dhe institucione private.

Për më shumë informacion shikoni: http://www.rec.org/