Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Unë dhe klasa ime

Mjedisi përreth shkollës dhe klasës është shumë më i ndërlikuar sesa mund të duket në pamjen e parë. Shumë prej nesh e njohin ndikimin e temperaturës dhe lagështisë së ajrit në komoditetin e jetës së përditëshme. Për këtë arsye përdorim termometrat dhe higrometrat. Por, ka edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm për të pasur kushte të përshtatshme si veshja, shpejtësia e qarkullimit të ajrit, aktiviteti fizik, ndriçimi, akustika dhe zhurmat. Këta faktorë mund të ndikojnë mbi rezultatet e fëmijëve në klasë. Nëse kushtet janë të përshtatshme për fëmijët, atëherë ata do të kenë rezultate më të larta dhe më pak mungesa në mësim.

Kushtet në klasë

Ndriçimi dhe temperatura në klasë mund të ndikojnë në arritjen e rezultateve të nxënësve. Ato duhet të ndihmojnë në procesin e të mësuarit. Disa nxënës kanë nevojë për më shumë dritë, ndërsa të tjerë mund të pëlqejnë mjedise më të ngrohta apo më të freskëta sesa shokët e tyre. Kërkesa të tilla duhen përmbushur duke arritur një marrveshje kompromisi — për shembull nëse duam një mjedis pak më të ngrohtë, mund të veshim një bluzë më shumë!

Në përgjithësi, temperatura e dhomës duhet të jetë mesatare në të freskët. Në klasat e ngrohta, nxënësit janë më pak aktivë ose më të përgjumur, duke u ndjerë të mërzitur, grinden dhe shqetësojnë të tjerët. Në këto raste, një ventilator mund të freskonte klasën duke qarkulluar ajrin. Nëse klasa ka dritare, shikoni nëse ato mund të hapen. Qarkullimi i ajrit të jashtëm është një përfitim që duhet shfrytëzuar gjatë shumë muajve të vitit.

Numri i madh i nxënësve në klasës shoqërohet me rritjen e nivelit të CO2PM10 dhe benzenit, si edhe me një prevalencë më të lartë të simptomave të ndryshme tek fëmijët.

Ajrimi natyror i pakët gjatë orëve të mësimit shoqërohet më shtim të CO2 dhe formaldehidës në klasë, të cilat shtojnë rastet e sëmundjeve me bronkit kronik dhe shenja të astmës.

Tek fëmijët që mësojnë në klasa me ajër të kondicionuar është vërejtur  një numër më i vogël rastesh me bronkit kronik.