Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Ndryshim i mënyrës së prodhimit

Mënyrat e përdorimit të burimeve natyrore dhe konsumi i energjisë tregojnë se format e deritanishme të aktivitetit industrial nuk janë të qëndrueshme. Shumë sisteme të prodhimit industrial vazhdojnë të jenë jo efiçente dhe prodhojnë shumë mbetje duke kërcënuar të tejkalojnë kapacitetet e planetit tonë. Me qëllim që të ndryshojmë ecurinë e këtyre zhvillimeve, industritë duhet të përmirësojnë në mënyrë rrënjësore eficencën e energjisë, të zvogëlojnë konsumin e burimeve natyrore dhe zvogëlojnë çlirimin e mbetjeve të rrezikshme. Kjo është një thirrje për gjetjen e mënyrave të reja për zhvillimin industrial. Ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme kërkon industri dhe ndërmarrje të gjelbërta. Hapat thelbësorë për novacion, investime, zbatimin dhe futjen në politika duhet të përmirësojnë sistemet e tanishme të prodhimit industrial dhe të konsumit, në mënyrë të tillë që të kontribojnë aktivisht në mirë menaxhimin e burimeve mjedisore por dhe në zhvillimin social dhe ekonomik.

Industritë dhe ndërmarrjet e gjelbërta krijojnë qëndrueshmëri dhe aftësi rikuperuese për zhvillimin ekonomik, përmirësojnë vendet e punës dhe sigurinë e të ardhurave, energjinë e sigurtë dhe mirëqënien njerëzore. Sfidat e tanishme të ndryshimeve klimatike e bëjnë edhe më urgjente nevojën për ndryshime në mënyrën e sotme të prodhimit drejt zgjidhjeve më inteligjente dhe miqësore me mjedisin.

Inxhinjeria e gjelbërt – ndryshimi i projektimit të produkteve dhe proceseve

Inxhinjeria e gjelbërt është projektimi, tregëtimi dhe përdorimi i proceseve dhe produkteve që janë të mundura ekonomikisht, por që zvogëlojnë shkallën e ndotjes në burim dhe rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Inxhinjeria e gjelbërt përkrah konceptin se vendimet për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe të mjedisit kanë ndikimin më të madh dhe koston më efektive kur zbatohen që në fazat e hershme të projektimit dhe të zhvillimit të një procesi apo të një produkti.

Sipas parimeve të inxhinjerisë së gjelbërt, projektuesit duhet të guxojnë të:

  • Projektojnë procese dhe produkte shumë përdorimësh, të përdorin analizën e sistemeve dhe të përfshijnë metodat që bëjnë vlerësimin e ndikimit në mjedis.
  • Ruajnë dhe përmirësojnë ekosistemet natyrore duke mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe mirëqenien e tyre.
  • Përdorin të menduarit për të gjithë ciklin e jetës së produktit në të gjitha aktivitetet projektuese.
  • Sigurojnë që të gjithë materialet dhe energjia e përdorur apo e fituar janë sa më të sigurta dhe të padëmshme.
  • Zvogëlojnë humbjen e burimeve natyrore.
  • Shmangen mbetjet.
  • Zhvillojnë dhe zbatojnë zgjidhje inxhinjerike duke respektuar kushtet gjeografike, dëshirat dhe traditën kulturore.
  • Krijojnë zgjidhje inxhinjerike përtej teknologjive dominuese të tanishme dhe të përmirësojnë, dhe bëjnë zbulime (teknologjike) që sigurojnë qëndrueshmërinë.
  • Përfshijnë aktivisht komunitetet dhe aktorët në zhvillimin e zgjidhjeve inxhinjerike.

Koncepti dhe parimet e inxhinjerisë së gjelbërt janë paraqitur në 2003 në një konferencë ndërkombëtare shumë dimensionale të inxhinjerëve për të shërbyer si udhëzues në riprojektimin e produkteve dhe të proceseve brenda kufizimeve të diktuara prej bizneseve, qeverive dhe shoqërisë të tilla si kosto, siguria, performanca dhe ndikimi mjedisor.