Të gjitha tematikat

Të gjitha tematikat

Testoni fuqinë e trurit!

Planet mësimore dhe të dhëna e fakte

Plane mësimore dhe fletë pune

Si të përdoret

Përdorimi i paketës



Sa e mirë është kujtesa juaj?

Këndi i lojës

Sa e mirë është kujtesa juaj?

Testoni fuqinë e trurit!

Këndi i lojës

Testoni fuqinë e trurit!

Rreziqet shëndetësore e aktiviteteve industriale

Ndotja e ajrit nuk është vetëm një çështje lokale, ajo është një problem mbarë evropian dhe e tërë hemisferës sonë. Ndotësit e ajrit që çlirohen mund të transportohen në atmosferë, duke ndikuar në keqësimin e cilësisë së ajrit ngado. Grimcat e pluhurit, oksidi i azotit (NO2) dhe ozoni në sipërfaqen e tokës njihen për ndikimin e madh mbi shëndetin e njerëzve. Rreth 90 përqind të njerëzve që gërmojnë në pirgjet e mbetjeve janë të ekspozuar ndaj përqëndrimeve më të larta se nivelet e sigurta për shëndetin. Prania e grimcave të ngurta shumë të imta (PM2.5) në ajër vlerësohet se e shkurton jetëgjatësinë në Evropë me më shumë se tetë muaj. 

Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit sesa të rriturit. Rreziqet për shëndetin e fëmijëve parashtojnë nevojën e ndryshimit të praktikave të përditshme dhe të ndryshimeve urgjente në aktivitetin industrial. Ka burime të ndryshme të ndotjes së ajrit që vijnë prej veprimtarisë së njeriut si:

  • Djegia e lëndëve fosile për prodhimin e energjisë, transporti, industria dhe banesat;
  • Proceset industriale dhe përdorimi i tretësve si për shembull në industrinë kimike dhe atë minerare;
  • Bujqësia; dhe
  • Trajtimi i mbetjeve.

Objektivat e së ardhmes

Politikat e Bashkimit Evropian janë përgjigje ndaj problemit të ndotjes së ajrit. Objektivi afatgjatë i BEsë është arritja e niveleve të ndotjes së ajrit, të cilat nuk sjellin ndikime dhe rreziqe të papranueshme në shëndetin e njerëzve, veçanërisht mbi shëndetin dhe mjedisin. BEja vepron në shumë drejtime për të zvogëluar ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit: përmes legjislacionit; bashkëpunimit me sektorët përgjegjës për ndotjen e ajrit; me autoritetet ndërkombëtare, kombëtare dhe rajonale dhe organizatat joqeveritare e institutet kërkimore shkencore. Politikat e BEsë kanë si qëllim të zvogëlojnë ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit përmes zvogëlimit të shkarkimeve duke vendosur kufij dhe vlera të përcaktuara për cilësinë e ajrit.  Në fund të vitit 2013, Komisioni Evropian miratoi Paketën për Ajrin e Pastër, që përfshin masa të reja për të zvogëluar ndotjen e tij.