Mjedisi i jashtëm në shkollë
Burimet e ndotjes së ajrit të mjediseve të jashtme janë të ndryshme: natyrore apo të lidhura me veprimtarinë e njeriut. Ndotësit e ajrit kanë një sërë ndikimesh negative mbi shëndetin si infleksionet e aparatit të frymëmarrjes, sëmundjet e zemrës, qarkullimit të gjakut dhe kanceri i mushkërive. Zvogëlimi i ndotjes së ajrit do të ulë edhe shkallën e sëmundshmërisë në botë.