Të jetosh me astmën

Astma në shkollë

Për mësuesit dhe stafin e menaxhimit të shkollës është e rëndësishme të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që i kanosen një fëmije astmatik dhe për seriozitetin e krizave të mundshme të astmës. Mjeku i fëmijës duhet të japë informacione të hollësishme për ilaçet e fëmijës; ushqimet dhe medikamentet ndaj të cilave fëmija mund të jetë alergjik dhe udhëzimet në lidhje me situatat emergjente.

Astma dhe aktiviteti sportiv në shkollë

Është e nevojshme që të merret mendimi i mjekut në lidhje me pjesëmarrjen e fëmijës në aktivitetet sportive shkollore (p.sh mjediset ku do të zhvillohen këto aktivitete dhe nëse është e nevojshme të bëhen disa ushtrime nxemjeje përpara aktivitetit). Në disa individë që vuajnë nga astma, ushtrimet fizike që kryhen gjatë stërvitjes sportive mund të shkaktojë kriza astme ose spazma bronkiale. Megjithatë, kur këta individë njihen dhe trajtohen si duhet, astma nuk paraqet një pengesë të madhe për të bërë ushtrime fizike, madje këto ushtime do të përmirësojnë funksionin e përgjithshëm të frymëmarrjes. Prandaj mësuesit e edukimit fizik në shkollë duhet të inkurajojnë pjesëmarrjen e fëmijëve astmatik në gjatë orëve sportive. Ushtrimet fizike duhet të përjashtohen vetëm për ata individë të cilët kanë pasur episode më të ashpra të krizës astmatike, të ndodhura në mënyrë të vazhdueshme, ose gjatë një krize astmatike.

Disa rregulla dhe masa të përgjithshme që duhen marrë në konsideratë:

Në vijim duhet të kihet parasysh: