Udhëzuesit ndërkombëtarë

Marrja e masave për të zvogëluar ekspozimin e popullsisë ndaj ndotjes së ajrit është një nga sfidat më të mëdha të mbarë botës në lidhje me mjedisin dhe shëndetin, pasi ndotja e ajrit të jashtëm dhe të bredshëm njihen si faktorë rrisku për shumë sëmundje dhe mbi të gjitha, pasi të gjithë ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me këta ndotës të dëmshëm sa herë që duhet të marrim frymë. Shkalla e ndikimit të këtyre ndotësve dhe efektet shëndetësore që ato mund të shkaktojnë varen nga disa faktorë, duke përfshirë këtu kujt grupmoshe i përket, ndjeshmëria ndaj ndotësit (p.sh. në qoftë se ju jeni shumë i ri ose shumë i vjetër në moshë, nëse vuani nga astma, alergji apo sëmundje të tjera të lidhura me aparatin e frymëmarrjes. etj) si dhe nivelin e ndotjes (ose thënë më mirë përqëndrimin e ndotësit) në ajrin që thithim.

Duke njohur rëndësinë e ndotjes së ajrit në shëndet, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), së bashku me shumë ekspertë ndërkombëtarë, ka rekomanduar nivelet e sigurisë pothuajse për të gjithë ndotësit më të zakonshëm, kjo bazuar në shumë studime epidemiologjike. Këto rekomandime janë botuar si Udhëzimeve të OBSH-së, së bashku me të dhëna të tjera shkencore, statistika dhe dokumente të tjera mbi tema të përzgjedhura që lidhen ngushtësisht me ndotjen e ajrit.

Më poshtë është një listë e shkurtër e udhëzimeve të OBSH-së mbi ndotjen e ajrit të jashtëm dhe të brendshëm, së bashku me botimet përkatëse të OBSHsë. Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e internetit të OBSH-së në Evropë.

 

Udhëzuesit e OBSHsë

Udhëzues i Cilësisë së Ajrit në Evropë. Edicioni i 2të. Kopenhagen: Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën. 2000.

Udhëzues i Cilësisë së Ajrit, Të dhëna botërore të përditësuara 2005: Grimcat e ngurta, ozoni, dioksidi i azotit dhe dioksidi i squfurit. 2005.

Udhëzues i OBSH-së për Cilësinë e Ajrit të Brendshëm: Lagështi dhe myku. Kopenhagen: Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën 2006.

Udhëzues i OBSHsë për Cilësinë e Ajrit të Brendshëm: Ndotës të përzgjedhur. Kopenhagen: OBSH Zyra Rajonale për Evropën 2010.

Raport përmbledhës i të dhënave mbi aspektet shëndetësore nga ndotja e ajrit - projekti REVIHAAP: Raport Teknik. Kopenhagen: Zyra Rajonale e OBSH për Evropën. 2013.

Rreziqet shëndetësore të ndotjes së ajrit në Evropë (Projekti HRAPIE). Rekomandimet për lidhjet  funksionale përqendrim-reagim dhe analiza kosto-përfitim për grimcat e imëta të ajrit, ozonin dhe dioksidin e azotit. Kopenhagen: Zyra Rajonale e OBSH për Evropën. 2013.