Të gjitha temat

Mjedisi brenda shkollës

Cilësia e ajrit të brendshëm është një çështje shumë e rëndësishme veçanërisht për fëmijët. Për vetë veçoritë fiziologjike dhe sjelljen e kësaj grupmoshe, fëmijët janë mjaft të ndjeshëm ndaj ndotësve të mjedisit. Në këtë kapitull të Paketës së Ajrit trajtohen ndotësit biologjikë, ndotësit kimikë, sjellja dhe cilësia e ajrit të mjediseve të brendshme. 

Lexoni më shumë

Ajri me cilësi të mirë i mjediseve të brendshme në shkollë mundëson një mjedis të shëndetshëm për nxënësit, mësuesit dhe personelin e shkollës. Sot ne dimë shumë rreth disa prej ndotësve të rrezikshëm që ndodhen në mjediset e brendshme si asbesti, radoni, tymi i duhanit, por dhe rreth ndotjes prej burimeve të mjedisit të jashtëm. Komuniteti shkencor po i kushton një vëmendje të madhe ndikimit të ndotësve të tjerë mbi shëndetin. Ndotësit biologjikë dhe kimikë mund të çlirohen drejtpërdrejt në ajër nga burimet e brendshme, të cilat janë pjesë e mjedisit të brendshëm në shkollë, duke përfshirë edhe njerëzit brenda ndërtesës. Disa mënyra të sjelljes të tilla si pirja e duhanit, ngarkesa me njerëz e mjediseve apo përdorimi i aromave që shkaktojnë alergji, mund të jenë burime të ndotjes kimike. Cilësia e ajrit të brendshëm bëhet shqetësuese për fëmijët, të cilët me veçoritë fiziologjike dhe sjelljen e tyre, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndotësve të mjedisit dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike.